10/10/2024

Alpet shqiptare, mes 13 destinacioneve më të bukura dimërore në Europë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Alpet shqiptare, mes 13 destinacioneve më të bukura dimërore në Europë

Nga Shqipëria në Poloni, Evropa ka një mori destinacionesh të përshtatshme për ski dhe për t’u eksploruar, shkruan gazetarja Katy Dartford në një artikull të publikuar në euronews.travel me qendër në Bruksel.

Gazeta shkruan se të gjithë kur mendojnë për ski mendojnë për Francën, Zvicrën, Austrinë dhe Italinë, por shton se kontinenti ka shumë destinacione alternative që ofrojnë peizazhe dhe kultura unike, dhe disa nga masivet malore më të bukura në botë.

Gazeta rendit Alpet Shqiptare mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë. “Bjeshkët e Nemuna”, veçohen si një nga vendpushimet më të mira për ski në Evropë.

“Sipërfaqja e pjerrët shkëmbore dhe akullnajat e mëdha thuhet se të kujtojnë “Alpet Dolomite” italiane dhe praktikisht të padepërtueshme gjatë verës me vetëm një seri kalimesh të larta që lidhin një numër të vogël fermash fermash në lugina. Këtu ndihesh larg, shumë larg Evropës së shekullit të XXI”, vijon shkrimi.

Në shkrim theksohet ndër të tjera se “Si pjesa më e lartë e të gjithë Alpeve Dinarike, të cilat kalojnë zig-zag në të gjithë gadishullin e Ballkanit perëndimor, “Bjeshkët e Nemuna” ofrojnë linja të pjerrëta skijimi nga majat, si Maja e Jezercës me pamje mahnitëse të Shqipërisë veriore, Kosovës dhe verilindjes së Malit të Zi, duke shtuar se “Pikat turistike më të bukura janë rreth luginës së Valbonës dhe Thethit. Këtu mund të qëndroni në shtëpitë pritëse ose në një nga bujtinat dimërore”.

Gazeta sqaron po ashtu se Shqipëria nuk ofron aktivitete pas skive, mund të ngroheni duke provuar rakinë e kumbullës të bërë në shtëpi, një pije tradicionale shqiptare. Top Channel

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...