12/10/2024

Qerkini: Më lehtë takohem me ambasadorin e Britanisë e të Amerikës sesa me qeveritarët tanë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka akuzuar Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur për stagnim të punës dhe injorim të familjarëve të personave të pagjetur.
Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke e quajtur skandal qështjen e mosshpërndarjes së librave për nxënësit.

“Skandali nuk po ia pret skandalin kësaj Qeverie. Tani, përveç rritjes së kostos së jetesës, përmes rritjes së çmimit të energjisë e produkteve bazike ushqimore, papunësisë e korrupsionit masiv, prindërit e rënduar ekonomikisht nga keqqeverisja e këtij pushteti duhet që të blejnë edhe librat për fëmijët e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me rimbursimin e premtuar nga Qeveria për prindërit që u blejnë libra nxënësve.

“Mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla. Këtë çështje e kishte zgjidhur rreth 15 vite më parë ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke u lehtësuar sadopak barrën e shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, përmes sigurimit të librave falas”.
Kryeopozitari thotë se qeveria po e rëndon edhe më tepër jetën e qytetarëve.

“Kur ne po flasim për paaftësi qeverisëse – kjo është ajo për të cilën e kemi fjalën konkretisht. Dështimi për të përmirësuar jetën e qytetarëve, në çfarëdo aspekti. Për më keq, përmes veprimeve të tyre, kjo Qeveri vetëm sa po e rëndon dhe po e bën më të papërballueshme mbijetesën e familjeve të vendit tonë”.

Ai thotë se me këtë qeverisje edhe më shumë qytetarë do të largohen nga vendi.

“Fjalët janë të mira, por qeverisja bëhet me punë, përgjegjësi e dije. Sot, fatkeqësisht, qytetarët po detyrohen të zgjedhin në mes të tatimeve, sigurimit të ushqimit apo shkollimit të fëmijëve. Me këtë lloj qeverisje, Albin Kurti vetëm sa po kontribuon në thellimin e varfërisë së qytetarëve dhe rritjes së numrit të emigrantëve kosovarë”, ka shkruar tutje Krasniqi./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...