23/12/2024

Qerkini: Mos të na vajtojnë, por të zbardhin fatin e personave të zhdukur

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur e ka vlerësuar vitin 2023 si më të keqin ndonjëherë sa i përket çështjes së personave të zhdukur.

“Për neve mjerisht një vit kurrë më i keq jo. As vendorët as ndërkombëtarët nuk e kanë kryer detyrën që e kanë marrë”, ka theksuar Qerkini.

Ai ka thënë se është premtuar se do të punojë grupi punues, se do të punojë Komisioni qeveritar, që do të gjenden varrezat masive, se do të rinovohet Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe se do të bëhet edhe një ligj përmes të cilit do të përkrahen familjarët e personave të pagjetur, por që sipas tij nuk është bërë asgjë.

“Po flas në emër të gjithë familjarëve të personave të pagjetur, politikanët nuk janë serioz ndaj kësaj çështje, as vendorët e as ndërkombëtarët. Ata nuk e kanë brengën që e kanë familjarët”, ka shtuar Qerkini, në magazinën “Info Plus” të RTK.

Sipas tij është premtuar dhe e kanë vendosur në letër se do të bëhet prioritet çështje e personave të gjetur në Bruksel.

“Marrëveshje janë bërë vazhdimisht, por s’ka pasur lëvizje pozitive. Ngecja është tek politikanët. Dikush duhet të përgjigjet për krimet që janë bërë. Nuk ka asnjë gjë në Kosovë që nuk dihet çfarë na ka ndodhë. Nuk ka ndërkombëtar që nuk e dinë  çfarë ka ndodh. Nuk kemi nevojë me na vajtuar, por me e zbardh fatin e personave të pagjetur”, ka nënvizuar Qerkini.

Mirëpo, Ditor Haliti, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore, ka theksuar se gjatë vitit që po e lëmë pas ky institut në bashkëpunim me Komisionin qeveritar për persona të zhdukur, me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, EULEX dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar kanë pasur mjaft aktivitete gërmuese dhe zhvarruese.

“Nëse flasim me statistika kanë qenë gjithsej 22 lokacione ku kemi punuar, prej tyre 15 kanë qenë që lidhen me persona të zhdukur në luftë, sepse Instituti ofron shërbime edhe për persona që  nuk lidhen me luftën. Si rezultat kemi pasur 16 gjetje, d.m.th. 16 trupa dhe 17 pjesë trupore nëpër lokacione të ndryshme. Kjo për neve ka qenë një arritje e mirë”, ka thënë Haliti.

Këto aktivitete dhe këto gjetje sipas tij janë bërë falë një pune të madhe, e cila ka filluar nga raportet analitike që janë siguruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, e me të cilat më pas kanë punuar Instituti i Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës dhe Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur.

“Po dyshojmë se nga këto gjetje së paku 12 persona janë në listën e personave të zhdukur në bazë të informatave, por për ta vërtetuar këtë duhet të priten rezultatet e ADN-së. Për fat të keq këto analiza të ADN-së  marrin kohë prej 3 deri në 6 muaj, por është proces që nuk mund të përshpejtohet”, ka shtuar ai. /rtk/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...