09/09/2025

Qeveria britanike nuk mendon se “Izraeli vepron me qëllim gjenocidal në Gaza”

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Komiteti i Zhvillimit Ndërkombëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ish-sekretari i Jashtëm, David Lammy, deklaroi se si qeveri nuk kanë arritur në një përfundim se Izraeli po vepron me qëllim gjenocidal, transmeton Anadolu.

Lammy, i cili u shkarkua nga posti i tij si sekretar i Jashtëm javën e kaluar dhe u emërua zëvendësekretar dhe sekretar i Drejtësisë, publikoi përgjigjen e tij që ai dha më 1 shtator ndaj pyetjeve që iu drejtuan nga komisioni më 12 gusht.

Lammy deklaroi se situata humanitare në territoret e pushtuara palestineze është përkeqësuar edhe më tej, se Izraeli ka vendosur të zgjerojë sulmet e tij në Gaza dhe se Mbretëria e Bashkuar e kundërshton këtë vendim.

Ai gjithashtu rikujtoi se ata kanë dënuar edhe miratimin e Izraelit për projektin “E1”, i cili do të zgjerojë vendbanimet që u janë sekuestruar palestinezëve në Kudsin Lindor.

“Mbretëria e Bashkuar nuk po e armatos luftën e Izraelit në Gaza”, tha Lammy, duke shtuar se një nga vendimet e para të qeverisë pas marrjes së detyrës ishte pezullimi i licencave të shitjes së armëve për Izraelin.

Lammy theksoi se shitja e pjesëve të F-35 është një përjashtim, duke deklaruar se ndalimi i shitjes së pjesëve për avionë të prodhuar përmes një partneriteti ndërkombëtar do të dëmtojnë projektin.

Më tej Lammy bëri të ditur gjithashtu se ata kanë ndaluar shitjet direkte të pjesëve të F-35 në Izrael dhe iu përgjigj pyetjeve nën titullin “gjenocid” të parashtruara nga kryetarja e Komitetit, Sarah Champion.

Detyra e Mbretërisë së Bashkuar për të parandaluar gjenocidin duhet të fillojë sapo të mësojë për një rrezik serioz të gjenocidit, tha Lammy.

“Qeveria e mori seriozisht rrezikun e gjenocidit kur dha lejen e eksportit për programin global F-35. Humbja e madhe e jetës civile dhe shkatërrimi i gjerë, përfshirë gratë dhe fëmijët në Gaza, janë absolutisht të tmerrshme. Izraeli duhet të marrë masat e nevojshme për të parandaluar dhe lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga ky konflikt. Krimi i gjenocidit sipas Konventës së Gjenocidit lind vetëm kur ka qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup etnik, kombëtar ose fetar. Qeveria nuk ka arritur në përfundimin se Izraeli ka vepruar me një qëllim të tillë”.

Lammy deklaroi se ata po ndjekin gjithashtu çështjen e ngritur kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vuri në dukje masat e përkohshme të gjykatës.

Duke vënë në dukje se Izraeli është i detyruar të zbatojë këto masa, Lammy u shpreh: “Mbretëria e Bashkuar ka shprehur vazhdimisht tmerrin e konfliktit në Gaza dhe i ka bërë thirrje Izraelit të zbatojë vendimet e gjykatës”.

Lammy tërhoqi vëmendjen se gjyqi është duke vazhduar dhe nuk është dhënë asnjë vendim. “Deri më sot, GJND-ja nuk ka vendosur që Izraeli ka shkelur detyrimet e tij sipas Konventës së Gjenocidit, as nuk ka shqyrtuar dhe vendosur për mundësinë që Izraeli të ketë kryer gjenocid. Prandaj, ne nuk e shohim të përshtatshme të interpretojmë masat e përkohshme të GJND-së si ngritje serioze të ndërgjegjësimit për rrezikun e gjenocidit”, shtoi ai.

Gjithashtu pasi preku detajet e shitjes së pjesëve të F-35, Lammy shpjegoi se pjesët e prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar përfshihen në grupin global të pjesëve të këmbimit.

Lammy deklaroi se Izraeli përdor një numër të vogël avionësh F-35 dhe se këto janë blerë nëpërmjet shitjeve të bëra në kuadër të programit global, dhe se nuk ka informacion nëse ka apo jo ndonjë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar nga përdorimi i këtyre avionëve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...