13/07/2025

Qeveria iu ndali pagën për shtator, Këshilli i Prindërve kërkon organizim në çdo shkollë për të mbledhur fonde për mësimdhënësit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas vendimit të Qeverisë për t’ia ndalur pagën për një muaj mësimdhënësve pas grevës në arsim, ka reaguar Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, KPK ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Sipas tyre, revolta e tyre ndaj SBASHK-ut ka qenë për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

“Solidaritet! Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’iu ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit”, ka thënë Këshilli i Prindërve.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu të hënën i ka thënë Telegrafit se pagat për muajin shtator u janë ekzekutuar zyrtarëve të cilët kanë dalë në punë.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka deklaruar Kryeziu.

Lidhur me këtë, pati reagime edhe nga shoqëria civile.

Juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë të hënën se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.

Miftaraj tha se secili grevist që paraqet padi në gjykatë do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...