Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pati një darkë pune me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në njoftimin e qeverisë thuhet në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke”, thuhet në njoftim.
Për këtë takim ka folur emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Lajçak tha se është e nevojshme zbatimi i plotë dhe pa parakushte, i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, të arritur në Ohër.
“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka thënë Ljaçak.