27/07/2024

‘Qindra shqiptarë të zhdukur në Britani’, Kuçana: Rama në Londër duhej ta adresonte këtë çështje

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gazetari në Londër Petrit Kuçana komentoi vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Londër ku takoi homologun e tij britanik Rishi Sunak.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se janë të paktën 300 fëmijë të zhdukur në Britani dhe se vetë Rama duhet t’i adresonte këto probleme.

Sipas tij është detyrim kushtetues për çdo qeveritar që të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që janë.

“Sipas mediave britanike, janë të paktën 300 fëmijë shqiptarë të zhdukur në Britaninë e Madhe. Është detyra e Britanisë që të përkujdeset për këta.

A kemi ndonjë lajm nga këta, a janë gjetur këta. Është detyrim kushtetues për çdo qeveritar që të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që janë.

U prit që Rama në takimin me Sunak të adresonte disa nga këto probleme. Theksoj se Britania e Madhe ka nevojë jashtëzakonisht për punëtorë, janë më shumë se 1 milion vende të lira pune”- tha Kuçana.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...