Përderisa sot Bagdadi është i lidhur kryesisht me luftën, tragjedinë dhe pikëllimin, Bagdadi i shekujve 8-të dhe 9-të, i njohur ndryshe gjithashtu si Medinat as- Salam, ose Qyteti i Paqes, ishte një nga qytetet më të përparuarat dhe më të rëndësiset në të gjithë botën.
Bagdadi u bë kryeqyteti i muslimanëve në vitin 762 të erës sonë. Qyteti ishte ndërtuar në mënyrë të rrumbullakët me konceptin e parajsës në tokë dhe ishte një qytet i rrethuar me mure me katër porta. Ky qytet mahnitës ishte një moment historik i lavdishëm në historinë e dizajnit urban dhe u zhvillua në qendrën kulturore të botës.
Qendra mbante Xhaminë e Madhe, e cila ishte simboli i autoritetit Islam dhe kupola e gjelbërt shihej kilometra të tëra përeth. Bagdadi, i cili ndodhet në Irakun e sotëm u themelua më 30 Korrik, 762 nga Kalifi al- Mansur ishte qendra e kalifatit Islamik Abasid gjatë “ Epokës së Artë të Islamit”. Në këtë kohë u themelu Bejtul Hikme “Shtëpia e Urtësisë” ku studiuesit që jetonin në këtë qytet përkthenin tekste nga Sanskrishtja, Greqishtja e lasht, Latinishtja, Hebraishtja etj dhe bënë zbulime shkencore të ndryshme sikamerën obskurike e zbuloi Ibn Haythemiu, Al- Biruni përkthente libra në Sanskrishte e ishte autorit i kanuni i Mes’udit, al- Batani kalkuloi gjerësinë dhemadhësinë e tokës etj. Kjo është arsyeja pse kjo epokë, nga shekulli i 7-të deri ne shekullin e 13-të, quhet “Epoka e Artë Islame”
Burimi: Clarifying Light
Përktheu: Galdim Ajeti