18/05/2024

Rafuna bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Çdo muaj që kalon dhe masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës nuk largohen, shuma e investimeve që humb vendi si shkak i këtyre masave shkon duke u rritur, kështu ka deklaruar për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Sipas tij, këto masa ndëshkuese nuk i meriton Kosova dhe qeveria duhet të punojë ngushtë me ndërkombëtaret që ato të largohen.

Rafuna në këtë intervistë ka bërë thirrje që qeveria të jetë e kujdesshme edhe sa i përket plotësimit të kushteve për të përfituar nga Planin i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon, për të cilën tha se nëse Kosova i plotëson kushtet do të mund të përfitoj mbi 900 milionë euro.

Rafuna sa i përket masave të vendosura nga BE-ja një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të vendit, ka thënë se vendi është dëmtuar në dy aspekte, atë materiale duke humbur implementim të projekteve në vlerë e mbi 300 milionë eurove dhe dëmtimin e imazhit te saj duke ndikuar tekë investitorët e huaj.

“Kemi kërkuar që masat ndëshkuese të shfuqizohen për arsye se janë masa të cilat nuk i meriton shteti i Kosovës. Por në të njëjtën kohë kemi bërë thirrje te qeveria e Kosovës dhe të organet tjera vartëse te qeverisë që ti plotësojnë kushtet që na janë kërkuar në partneritet dhe koordinim të plotë me miqtë ndërkombëtar. Po behën dy vite thuajse, këto masa ndikimi e vetë e kanë pasur në dy drejtime, drejtimin material dhe në drejtimin e imazhit të Kosovës. Kur them në drejtim të imazhit të Kosovës nuk ka qenë mesazh i mirë për investitorët e huaj që Kosova vend gjeografikisht brenda BE-së të jetë nënë masa ndëshkuese. Dhe e dyta material ne kemi pasur rast me pa që vlera ose shuma e projekteve që është dashur të implementohen e që kanë mbetur pezull si rezultat i këtyre masave ndëshkuese shkon mbi 300 milionë. Mirëpo kjo shumë çdo muaj që nuk hiqen masat ndëshkuese shkon duke u rritur për arsye se vin projekte të tjera të cilat është dashur të implementohen dhe nuk mund të implementohen për shkak të këtyre masave”.

“Të gjitha këto projekte kanë qenë të parapara në investime kapitale që ndikojnë drejtpërdrejt në rritje ekonomike dhe në ngritje të mirëqenies sociale të qytetareve. Shto këtu faktin që kompanitë me partnerët e tyre në sektorin privat po e kanë sfidë lidhjen e kontratave si rezultat i këtyre masave, këtu vërehet më së shumti se sa është demi i madh që i behte vendit”, ka thënë ai.

Kryetari i OEK-ut duke folur për projektin e BE-së “Planin i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor” që ka për qëllim afrimin e Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët të BE-së, ka thënë se si shtet duhet që të jemi të përgatitur që të plotësohen kushtet e këtij plani, pasi sipas tij, Kosova do të mund të përfitoj mbi 900 milion euro.

Plani Zhvillimor është plani më konkret i BE-së për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor pas planit që e kishim për liberalizim të vizave. Ne si Kosovë kemi mësuar shumë nga plani për liberalizmi të vizave ku e kemi humbur momentumin dhe na është dashur me prit momentumin e ri thuajse pas 11 viteve deri sa vendet e tjera fituan liberalizimin në vitin 2011-2012, ne si Kosovë e fituam liberalizmin në fillim të vitit 2024, që nënkupton pas 12 viteve. Kështu që nuk duhet që ta bëjmë gabimin e njëjte edhe më Planin zhvillimor. Duhet të përgatitemi për arsye se është e paraparë me hapa konkret dhe reformat që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit në mënyrë që të përfitojmë nga Plani Zhvillimor për Ballkanin Perëndimore. Nga ky plan qoftë se Kosova i plotëson kushtet përfitimet do të jenë mbi 900 milionë euro”, ka thënë ai.

Ai tha se sipas këtij plani është paraparë që nëse një vend nuk i plotëson kushtet, si rezultat i mos ndërmarrjes së reformave që kërkohen, mjete e parapare për atë vend do ti shpërndahen vendeve të tjera.

Për këtë ai ka bërë thirrje që qeveria të jete e kujdesshme dhe të jetë në koordinim të ngushte me sektorin privat që të përgatiten në implementimin e planit zhvillimor.

“Edhe këtu është parapare që nëse një vend nuk i plotëson kushtet ai vend nuk do të mund ti ndal vendet e tjera të zhvillohen dhe për më shumë ato mjete që si shpenzon ai vend si rezultat i mos ndërmarrjes së reformave ato mjete do ti shpërndahen vendeve të tjera të Ballkanit. Është puna shumë me rriskë, dhe ne i bëjmë thirrjeve institucioneve tona që të jenë shumë të kujdesshme dhe të jenë në koordinim të plotë me sektorin privat. Ne si OEK 24 orë, shtatë ditë të javës do të jemi në dispozicion për të ndihmuar që të dalim sa më suksesshëm në implementimin e planit zhvillimor. Mos ta humbim momnetumin siç e kemi humbur me vizat, mos ta lejomë që shteti jonë të jetë mbrapa në zhvillim kundjet vendeve të Ballkanit. Shuma e mjeteve që duhet të investohet në Kosovë të mos shkoj tekë vendet e rajonit”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...