18/05/2024

Rama: Në 2030 mund të arrijmë në 30 milionë turistë, të garantojmë ofertën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kërkesa për Shqipërinë në vitin 2030 mund të arrijë deri në 30 milionë turistë, ndaj duhet të punojmë që oferta t’i përgjigjet kërkesës.

Në një takim me përfaqësues të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të industrisë së turizmit mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik, Kryeministri Rama u ndal te projeksionet mbi rritjen e numrit të turistëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë.

Rama iu referua shifrave në rritje të numrit të turistëve të huaj ndërsa u shpreh se “nuk është absolutisht marrëzi të mendosh, duke parë si ka filluar ky vit, që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet shumë përpara vitit 2030”.

“Kujtoj një takim me operatorët turistikë në Durrës ku ata shpreheshin shumë të kënaqur që shifra e vizitorëve të huaj në Shqipëri kishte arritur 5 milionë, dhe unë u thashë pas 5 vitesh mos u çudisni që do të shkojmë 10 milionë. Shumëkush kishte arsye për ta vënë në diskutim këtë parashikim që nuk ishte si hedhje falli ose si ato premtimet që shpeshherë hidhen në ajër nga njerëz që e bëjnë këtë gjë për të kërkuar vota apo mbështetje dhe pastaj i merr era. Ishte tamam si ato parashikimet e rezultatit të zgjedhjeve që janë të bazuara në analiza faktike, në të dhëna konkrete dhe projeksione trendesh që kanë pa diskutim një bazë shkencore”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në vitin 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milionë turistë.

“Nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicioz për të pasur 20 milionë turistë në vitin 2030, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shikojmë edhe këtë vit, dhe vitin e ardhshëm, për të pasur më shumë siguri për një projeksion 5-vjeçar. Unë them se nuk është absolutisht marrëzi të mendosh, duke parë si ka filluar ky vit, që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe në 2030-ën kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milionë”, tha Rama.

Rama tha se kur flasim për këto projeksione dhe rritjen e kërkesës duhet të mos harrojmë asnjëherë ofertën.

“Çfarë ne ofrojmë sot dhe çfarë duhet të bëjmë ne sot dhe vit pas viti që oferta jonë t’i përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Duhet kuptuar se sa e rëndësishme është ajo që bëjmë ne të gjithë, në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe në të gjitha shkallët e institucioneve, por edhe ndërveprimi me sektorin privat”, tha Rama.

Për informacion të pubikut sqarojmë se shifrave për turistë të huaj të cilat i referohet kryeministri janë të gjitha regjistrimimet e hyrjeve të shtetasve me një pasaportë të huaj (këtu përfshihen edhe qytetarët nga Kosova dhe troje të tjera të banuara nga shqiptarë të cilët regjistrohen në shumë raste disa herë në hyrje të kufirit).

Kështu sipas statistikave të institutit të statiskikave, pritshmëritë e turizmit për vitin 2023 u tejkaluan duke thyer një rekord shifrash për vizitorët e huaj të cilët kanë vizituar Shqipërinë.

Sipas të dhënave, 10.1 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipërinë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke e bërë që parashikimet të jenë surprizuese. Megjithatë, kjo shifër është e përgjithshme, duke përfshirë edhe qytetarë të huaj që kalojnë transit ose vijnë për arsye të tjera në Shqipëri, përveç turizmit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...