21/12/2024

Rama nga Brukseli: Jemi gati të bëjmë gjithçka për ta përshpejtuar anëtarësimin në BE

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar nga Brukseli përmes një konference të përbashkët për media me presidentin Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke.

Rama tha se krijimi i komunitetit të përbashkët konsultativ është provë e angazhimit të Shqipërisë për ta përshpejtuar me hapat e integrimit në BE.

“Është tejet inkurajuese dhe na sjell shumë energji të reja, fakti që kemi mundësi të finalizojmë procedurën e krijimit të komunitetit të përbashkët konsultativ. Provë kjo jo vetëm e angazhimit tonë, por edhe e besimit të fortë që ne kemi që procesi i integrimit në BE nuk i përket vetëm qeverisë, por i përket të gjithë shqiptarëve. Në këtë aspekt jam i emocionuar për mbështetjen që na ka dhënë presidenti Rothke”, u shpreh ai.

Rama po ashtu tha se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Rruga drejt anëtarësimit në BE është një rrugë ku duhet e gjithë shoqëria dhe jo vetëm disa aktorë në vend. Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar anëtarësimin tonë në BE”, potencoi kryeministri Rama.

Kryeministri Rama ka shkuar në Bruksel, pasi pritet të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, ku i ftuar është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...