08/07/2025

Rama përgënjeshtron lajmin për veting të pedagogëve, e konsideron protestën e tyre si të drejtuar nga opozita

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përsëri sot për protestën e profesorëve të universiteteve në vend që pritet të përshkallëzohet në ditët në vijim.

Në një postim në Twitter, Rama është shpreh se nuk do të ketë veting për pedagogët dhe e quajti pjesëmarrësit në protestë si pakicë due i akuzuar si të udhëhequr nga persona nongrata dhe ish-pjestar të Shërbimit Informativë Kombëtar (SHIK) në kohën e qeverisë së PD-së.

“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët!”, ka shkruar Rama.

“Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!”, ka sqaruar kryeministri.

Rama ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e qeverisë rreth kërkesës së pedagogëve për rritje rrogash.

“Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria”, shkruan Edi Rama në rrjetin social”, ka shtuar Rama. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...