25/04/2025

Rama propozon draft për Asociacionin: Dje ia përcolla Macronit dhe Scholzit, njoftova edhe amerikanët

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka përcjellë te kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Rama tha se ky draft është punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë e evropianë dhe sipas tij, është bërë në rast se do vinte kjo ditë kur siç shprehet ai, palët nuk po arrijnë të merren vesh assesi.

“Situata në veriun e Kosovës po merr fatkeqësisht përmasat e një tragjedie politike për Republikën e Kosovës. Deklaratat e aleatëve tanë strategjikë janë gjithnjë e më shumë alarmante dhe është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoriteteve të Kosovës për zbutjen e një situate ku dukshëm e humbura e madhe është Kosova. Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë dhe si kurrë më parë po fajësohet botërisht nga të gjithë aleatët e kombit shqiptar”, tha Rama.

Kryeminstri shqiptar deklaroi se është i bindur që asnjëra nga palët nuk e do Asociacioni dhe sipas tij, do të bëjnë çmos që ta shtyjnë në pafundësi.

“Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrin gjithnjë e më shumë tone ultimative, unë jam këtu për të ndarë me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja e dialogut do të ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është që asnjëra nga palët nuk e do Asociacionin dhe do të bëjë çmos ta shtyjë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën me lloj-lloj artificash. Besoj se krijimi i tij është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe të gjitha forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë”, tha ai.

E për draftin që ia dorëzoi Macronit dhe Scholzit, Rama thotë se nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por siguron që është dokument i nivelit të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit.

“Dje i kam përcjellë Macronit dhe Scholzit një draft të Asociacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe palën amerikane, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës, nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst, jo më se çfarë duhet të ketë teksti. Është dokument konfidencial, që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që është dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit”, tha Rama.

“Shpresoj që ky material të çojë në një nivel tjetër dialogun dhe jo që të flasin me vete dhe për vete”, shtoi Rama.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...