21/02/2025

Rama: SPAK-u nuk është i imi, por i Kushtetutës dhe reformës në drejtësi

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar sërish çështjen e SPAK-ut.

Në rrjetet e tij sociale, ai ka vlerësuar se SPAK-u nuk është i kapur prej qeverisë.

Ai tutje u shpreh se kjo instancë është e Kushtetutës dhe e reformës në drejtësi.

SPAK nuk është imi, por i Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Tani dhe SHBA është tërhequr nga kjo punë dhe nëse SPAK do ta kishte sjellë Amerika do ta kishte marrë me vete. SPAK është këtu dhe ka një garanci. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kuadër të kësaj lufte nga këneta me në krye bufin plak është Partia Socialiste dhe unë në krye të saj. Reformën në drejtësi e kam bërë unë dhe Partia Socialiste”.

Sipas tij, paraburgimi nuk mund të bëhet normë për ta futur dikë pa prova.

“Në 2025 sfida është të kemi një sistem drejtësie të drejtë dhe të barabartë. Pjesa e parë e sfidës, pavarësisht kostove, gjërave që nuk shkojnë, edhe me SPAK është sidoqoftë se ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë sot se SPAK është i kapur. Sfida është që pavarësia të jetë garanci edhe për profesionalizëm dhe standarde. Nuk do ta pranojmë një sistem drejtësie, joprofesional dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive dhe të drejtave që bëjnë diferencën nga një drejtësi në diktaturë dhe një drejtësi në demokraci. Paraburgimi nuk mund të bëhet një normë për të kyçur brenda pa prova këdo qoftë”, është shprehur Rama, raporton A2CNN.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...