16/06/2024

Raporti i BE-së për Kosovën: Situata në dialog është e brishtë, krimi dhe korrupsioni në veri mbeten sfidues

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bashkimi Evropian ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën.

Sipas raportit, situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj profesionistëve të medias.

Raporti thekson se dorëheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e postblloqeve pasuese ndikuan negativisht në situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në rajonin verior, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me kapacitet shumë të reduktuar.

“Në vitin 2022, Kosova gëzonte stabilitet politik, ku qeveria kishte një shumicë solide në Kuvend. Ky mjedis politik ka qenë i favorshëm që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit. Megjithatë, puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe mungesa e kuorumit vendimmarrës”.

Procesi zgjedhor i Kosovës ka ende nevojë për fuqizim për të adresuar dobësitë gjatë gjithë ciklit zgjedhor, siç janë identifikuar në misionet e njëpasnjëshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së, dhe së fundi nga Misioni përcjellës i zgjedhjeve të BE-së, i vendosur në Kosovë në nëntor 2022.

Derisa Kushtetuta mbron nga diskriminimi në bazë seksuale orientimi, sipas raportit pranimi i përgjithshëm dhe ndërgjegjësimi i publikut për të drejtat e personave LGBTI mbetet të ulëta.

Duhet bërë më shumë për të garantuar barazinë gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve në praktikë.

Me tutje nevojiten përpjekje për të garantuar në mënyrë efektive të drejtat e personave që u përkasin pakicave, duke përfshirë romët, ashkalitë dhe egjiptianët, personat me aftësi të kufizuara dhe personat e zhvendosur.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...