15/06/2024

Real Madridi ka gati ‘ofertën provokuese’ për PSG-në rreth Mbappes

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Real Madrid po përgatit një ofertë prej 120 milionë euro për Kylian Mbappen, raporton Bild Sport.

Los Blancos pritet të paraqesin ofertën e tyre për Paris Saint-Germain në ditën e fundit të afatit kalimtar, përpara se të mbyllet më 1 shtator.

Në fillim të kësaj vere, Mbappe ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga skuadra franceze, megjithëse fillimisht ai preferoi të bashkohej me klubin spanjoll pasi kontrata e tij në Parc des Princes t’i skadojë në vitin 2024.

Qëllimi i ofertës së Real Madridit është të ushtrojë presion ndaj parisienëve.

Natyrisht, ata nuk duan të humbasin lojtarin e tyre falas verën e ardhshme dhe mund të marrin në konsideratë ofertën.

PSG i dërgon një letër Mbappes duke i lutur që të qëndrojë në Parc des Princes pas vitit 2024, ndërsa lojtari ende nuk ka dhënë përgjigje.

Sulmuesi francez me gjasë do të nënshkruajë një marrëveshje të re me PSG-ën, që i mundëson largimin për një shifër rreth 100 milionë euro te Real Madridi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...