Një burim i lidhur me Android Authority ndau pamjet e ridizajnimit të ri të ndërfaqes së kamerës së Google, i cili ka të ngjarë të prezantohet me linjën e ardhshme të Pixel 8 këtë vjeshtë.
Përditësimi i fundit i madh i dizajnit ishte bërë në vitin 2019, kështu që është interesante të shihet se çfarë ka ruajtur Google për përdoruesit e saj të telefonave Pixel.
Gjëja e parë që duhet vënë re është ndarja e qartë midis modaliteteve Foto dhe Video. Një çelës i dedikuar në fund të aplikacionit ju lejon të zgjidhni nëse dëshironi të bëni një fotografi apo të filmoni një video, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Vetëm atëherë mund të zgjidhni modalitetin përkatës nga “karuseli”. Më parë, të gjitha modalitetet ishin të përziera në “rolodex”
Ndërrimi i butonave midis kamerës së përparme dhe atyre në pjesën e pasme ka ndërruar vendet me pamjen paraprake të fotografisë së fundit.
Aplikacioni tani është në përputhje me shumicën e aplikacioneve të kamerave nga prodhuesit e tjerë të telefonave Android, por përdoruesve të Pixel do t’u duhet pak kohë për t’u mësuar. /Telegrafi/