10/10/2024

Regjistrimi i popullsisë/ ASK-ja së shpejti publikon rezultatet paraprake

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka caktuar datën për publikimin e rezultateve paraprake të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se me 12 korrik, ASK-ja do të dalë me të dhënat paraprake.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ju njofton se është caktuar data e Konferencës për shpalljen e rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024). Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) është projekti më madhor i një vendi në kohë paqeje, që u realizua nga 05 Prill deri më 24 Maj 2024. Ky ishte rundi i dytë i Regjistrimit të Popullsisë në vend, që nga Regjistrimi i vitit 2011. Shpallja e rezultateve paraprake do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 12 korrik 2024”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024).

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...