25/02/2024

Rënia e lindjeve në Francë, planifikohet testim i detyrueshëm i fertilitetit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Franca po përballet me një sfidë të rëndë për shkak të rënies së nivelit të lindjeve, e cila ka qenë në rënie për më shumë se një dekadë, duke regjistruar një zbritje prej 7% në vitin 2023 krahasuar me vitin paraprak.

Presidenti Emmanuel Macron ka prezantuar një plan të ri për të përfshirë testimin e fertilitetit për personat deri në moshën 25 vjeç, duke e shikuar si një mjet për të adresuar këtë problem. Megjithatë, plani është pritur me skepticizëm nga disa, të cilët e shohin si një ndërhyrje në jetën personale dhe intime. Kjo pasi që edhe vetë Macron ende nuk është bërë baba.

Edhe pse shkalla aktuale e lindjeve në Francë është 1 fëmijë për një grua, shumica e njerëzve shprehin dëshirën për të pasur më shumë fëmijë, duke preferuar të kishin dy ose tre fëmijë. Disa argumentojnë se rënia e nivelit të lindjeve nuk është për shkak të mungesës së fertilitetit, por varet nga preferencat dhe kushtet shoqërore.\Mesazhi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...