22/12/2024

Reporterët pa Kufij thirrje komunitetit ndërkombëtar për “mbrojtjen e gazetarëve palestinezë”

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) theksuan se shumë gazetarët kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli ka filluar ndaj Gazës pas 7 tetorit dhe kërkuan që të zbatohet sa më parë rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me mbrojtjen e gazetarëve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga faqja e internetit të RSF-së, dënohet ashpër pengesa e Izraelit që gazetarët palestinezë të përmbushin detyrat e tyre dhe për qasjen ndaj informacionit në Gaza.

Të paktën 84 gazetarë janë vrarë në sulmet e Izraelit që vazhdojnë prej më se 4 muajsh dhe se rreth 20 prej tyre kanë humbur jetë teksa ushtronin detyrën e tyre, theksohet në deklaratën ku organizatave ndërkombëtare dhe vendeve u bëhet thirrje që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për ndalimin e sulmeve të tij.

Ndër të tjera në deklaratë nënvizohet se pavarësisht thirrjeve për hapjen e pikës kufitare Rafah të cilën Izraeli e ka përcaktuar si “zonë të sigurt”, autoritetet izraelite duke vazhduar të bllokojnë hyrjen dhe daljen në rajon duke mos u lënë vend për t’u larguar dhe strehuar gazetarëve.

Ndër të tjera thuhet se janë bërë dy ankesa në prokurorinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për vrasjen e gazetarëve dhe shkatërrimin e organizatave mediatike në Gaza dhe se kjo siguroi që krimet e kryera kundër gazetarëve të përfshihen në hetimin që prokuroria e GJNP-së zhvillon në lidhje me Palestinën./AA/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...