05/12/2024

Rezoluta për Kosovën, Berisha: Ne kërkojmë të dënohet Serbia, Rama nuk guxon të përmendë Vuçiqin

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Opozita dhe mazhoranca nuk kanë rënë dakord për daljen me një draft të përbashkët për rezolutën e Kosovës. Këtë e bënë të ditur për mediat kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë.
Sipas asaj që deklaroi Berisha, mazhoranca nuk bie dakord në klauzolat të cilat kërkojnë që Serbia të dënohet për atë që ka ndodhur së fundmi në veri të Kosovës.

I pyetur nëse do të propozojë një rezolutë të propozuar nga PS, Berisha u shpreh i prerë:

“Ne kemi rezolutën tonë. Grupi i PD është në përputhje të plotë, me qëndrimet e Parlamentit të Kosovës, e miqve të Kosovës. Urojmë që të mos mbeten skllevër të [Presidentit të Serbisë, Aleksandar} Vuçiqit. Nuk e ka përmendur ndonjë herë nga Edi Rama, Vuçiqin…”
Megjithatë, kreu i Rithemelimit shtoi se pjesa e opozitës që ai përfaqëson është e gatshme për gjetjen e një rruge të përbashkët. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...