15/06/2024

Rezolutë për dënimin e sulmit terrorist në Kosovë, Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë seancë të posaçme më 12 tetor

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë  vendosi sot që më 12 tetor, Kuvendi të mbajë seancë të posaçme për sulmin e ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës, prej të cilit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, i sulmuar nga një grup terrorist serbësh.

Seanca planifikohet të zgjasë pseë orë dhe paraprakisht njoftohet se grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka propozuar një draftrezolutë ku sulmi në veri të Kosovës cilësohet akt terrorist dhe kërkohet nga Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës, të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizmave dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka propozuar një rezolutë tjetër, ku theksohet e nevojshme që edhe Kuvendi i Shqipërisë t’i bashkohet qëndrimit të Kuvendit të Kosovës, duke miratuar një rezolutë të njëjtë dhe duke unifikuar qëndrimin mes dy shteteve.

Konferenca e Kryetarëve nuk ka arritur ende konsensus nëse do dalë në seancë plenare me një projektrezolutë të vetme. Ndërkohë, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama për deklaratat e tij që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...