24/02/2024

Rrahje në Merdare,dy zyrtarë policor të lënduar pasi u sulmuan nga tre persona

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike, e cila ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Merdar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se rreth orës 10:00 në këtë pikëkalim kufitar ka ndodhur një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar.

“Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Zëdhënësja e policisë nuk ka dhënë detaje të tjera, por sipas mediumit ku edhe janë publikuar pamjet e përleshjes, shkak i kësaj situate është tejkalimi i kolonës.  /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...