16/04/2024

Rada Trajkoviq: 10.000 dinarë janë më të rëndësishëm për votuesit e Vuçiqit sesa Kosova

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Politikania Rada Trajkoviq ka vlerësuar se për elektoratin e Partisë Progresive Serbe dhe Aleksandar Vuçiqin, marrja e ndihmës prej 10 mijë dinarë (rreth 85 euro) është më e rëndësishme se statusi i Kosovës.

Trajkoviç i tha agjencisë Beta se Vuçiq ka korruptuar votuesit dhe se kjo tregon se shumica e serbëve nuk janë të përkushtuar fort ndaj asaj që ajo e ka quajtur kombëtare.

“Me atë korrupsion të vogël social, që ndodhi në prag të zgjedhjeve, Vuçiq mund të marrë mbështetjen e shumicës për zbatimin e çdo projekti në dëm të shtetit të Serbisë. Ky është një rrezik i madh për ne, dhe nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare e sheh forcën numerike të Vuçiqit në këtë, domethënë që përmes korrupsionit të njerëzve të varfër mund të realizohen të gjitha projektet që u përshtaten atyre, edhe pse ata nuk janë në interesi i popullit serb”, citohet të ketë thënë Trajkoviq, shkruajnë mediat serbe.

Madje, sipas saj, shumica e banorëve të Serbisë janë varfëruar aq shumë sa kanë humbur një pjesë të dinjitetit të tyre.

“Për pensionistët dhe njerëzit që jetojnë në prag të ekzistencës, është më e rëndësishme të marrin 10 mijë dinarë ndihmë nga buxheti i Republikës, sesa fati i Kosovës. Është e pashpjegueshme që serbët nga Kosova, të cilët vuajnë pasojat e tmerrshme të politikës së gabuar të Vuçiqit dhe që e dinë se kush e vrau Oliver Ivanoviqin, të votojnë për ata për të cilët një popull dinjitoz nuk do të votonte kurrë. Thelbi i të gjitha problemeve tona është se aparati mafioz-korrupsion i Vuçiqit po blen votues”, theksoi Trajkoviq.

Ndërsa e pyetur nëse Qeveria e Serbisë do t’i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës, Trajkoviq tha se Beogradi tashmë i ka njohur të gjitha dokumentet e Kosovës.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...