27/07/2024

Rregullorja e KPM-së: Të gjitha programet ‘reality show’ duhet të kodohen

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komisioni i Pavarur i Mediave përmes një rregulloreje të re ka vendosur që programet të cilat i përkasin kategorisë reality show, të kodohen.

Jeton Mehmeti, kryetar i Bordit të KPM-së duke folur për Rregulloren për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve që është miratuar ka thënë se këto programe duhet të kodohen për shkak se mund të ndikojnë në gjuhen dhe sjelljen e tyre.

“Rregullorja parasheh edhe shenjat përkatëse për secilin program (v.j moshën kur konsumi i përmbajtjes është i përshtatshëm). Për vendosjen e kodit për qasje do të obligohen kabllorët”, ka thënë ai.

Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha ka thënë se është me rëndësi që masat që merren të jenë proporcionale, duke shtuar se të tilla janë edhe ato të cilat janë përcaktuar në rregulloren e miratuar sot.

Tha se është me rëndësi të madhe edhe shtrija e mbikëqyrjes edhe te përmbajtjet audiovizuale në rrjete sociale mirëpo sipas tij kjo ka të bëjë me një ndryshim ligjor i cili duhet ta bëjnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu ka thënë se televizioni është pjesë e çdo shtëpie dhe doemos ndikon edhe në zhvillimin e fëmijëve, por edhe kulturës së përgjithshme.

Rregullorja është miratuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e komisionit.

“Duhet t’i mbrojmë fëmijët nga gjuha vulgare dhe t’i mbrojmë nga skenat që mund të shërbejnë si shembull për sjelljet e tyre”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...