23/07/2024

Qindra njerëz humbin jetën në Gaza nga mungesa e shërbimeve shëndetsore

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se qindra të plagosur kanë humbur jetën për shkak se spitalet në veri të Gazës kanë mbetur jashtë shërbimit dhe për shkak të pamjaftueshmërisë së shërbimeve shëndetësore në spitalin Al-Shifa, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf Al-Qudra në një deklaratë me shkrim theksoi pamjaftueshmërinë e shërbimeve shëndetësore në Gaza. “Qindra të plagosur humbin jetën për shkak se spitalet në veri të Gazës kanë mbetur jashtë shërbimit dhe për shkak të pamjaftueshmërisë së shërbimeve shëndetësore në kompleksin mjekësor Al-Shifa”, deklaroi Al-Qudra.

Më 19 dhjetor Al-Qudra njoftoi se spitali Al-Ahli Baptist, spitali i fundit aktiv në qytetin e Gazës ka mbetur jashtë funksionit për shkak të rrethimit, shënjestrimit dhe arrestimit nga ushtria izraelite ndaj shumë punonjësve shëndetësorë, të plagosurve dhe të zhvendosurve.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka njoftuar se ushtria izraelite që nga mbrëmë mban nën rrethim dhe vazhdon bombardimet e saj ndaj rrethinave të qendrës së ambulancës që i përket Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

“Snajperët izraelitë janë vendosur në çatitë e ndërtesave përreth. Rrethimi dhe sulmet në fjalë kërcënojnë jetën e 127 personave të përbërë nga 22 të plagosur që trajtohen, punonjës të shëndetësisë, vullnetarë dhe familje palestineze të zhvendosura”, thuhet në deklaratën me shkrim.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...