10/10/2024

Rrëzohet avioni ushtarak në Rusi, ishte nisur për në Ukrainë për shkëmbimin e të burgosurve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një avion ushtarak rus, me 74 persona në bord, që udhëtonte për në Ukrainë për një shkëmbim të të burgosurve është rrëzuar në rajonin e qytetit Belgorod para se të fluturonte mbi kufi, transmeton Anadolu.

“Në bord ishin 65 ushtarakë të kapur të forcave të armatosura të Ukrainës, gjashtë anëtarë të ekuipazhit të avionit dhe tre shoqërues”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ministria ruse nuk dha informacione nëse ka të mbijetuar.

Raportohet se një grup hetimor është nisur drejt vendit të aksidentit për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, ndërkohë gjithashtu ambulancat ndodhen në vendngjarje.\AA\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...