Karta e Medines e cila njihet edhe si Kushtetuta e Medines u vendos ne vitin 622 miladi apo ne vitin 1 të hixhretit. Rrthanat historike të cilat kan parapri deri tek Karta e Medines është një tërësi e veprimeve të cilat kan ndodhur në atë kohë në rrethanat dhe ne historine e Pejgamberit a.s..
Karta e Medines erdhi si një rezultat i përpjekjeve te vazhdueshme të Pejgamberit a.s. gjatë thirrjes së tijë në Meke për 13 vite. Dy akteve juridike të më herëshme siç njihen Beslidhja e Akabes dhe ne fund ka ardhur Kushtetuta e Medines që ka ardhur si rezultat i emigrimit të Pejgamberit a.s. prej Meke në Medine.
Ibn Halduni kur flet për qytetin e Medines së asaj kohe të quajtur Jethrib i themeluar nga Jethrib bin Mihlail, sjellë një historik të këtij qyteti. Me ardhjen e pejgamberit Muhamed a.s. në Medine, qyteti i Jethribit emertohet Medine dhe me këtë e emerton Pejgamberi a.s.
Pasi vjen Pejgamberi a.s. në Medine, fillon disa veprime konkrete për themelimin e shtetit apo siç nihej në atë kohë si qytet shteti i parë islam.