19/06/2024

Rriten pagat e punëtorëve teknikë në sektorin privat

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se nga ky muaj punëtorët teknik të sektorit privat në QKUK do të marrin pagat me rritje prej 100 eurove.

Azemi në një postim në Facebook falënderoi ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia që bëri të mundur këtë rritje.

“E filluam me negociata, protesta e greva me punëtorët teknik të sektorit privat QKUK, dhe pas shumë përplasjeve, shtyrjeve këta punëtorë që nga 1 qershori 2024 pagat e tyre do të jenë me rritje për 100 euro më shumë që dmth 402 euro”, ka shkruar Azemi.

Azemi ka shtuar se së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje.

“Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitia i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritje, ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat. Së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje. Ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi. Kur jemi unik arrihet gjithçka që lejon ligji”, ka shkruar Azemi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...