05/12/2024

Rritet shitja e veturave në Turqi, veçanërisht ajo vendase

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tregu i automjeteve në Turqi regjistroi shitjet e dyta më të larta në historinë e matjes së këtyre statistikave gjatë muajit nëntor.

Shoqata e Distributorëve të Automjeteve të Turqisë bëri të ditur se në muajin nëntor në këtë vend janë shitur rreth 115.040 automjete, që është rritje prej 39.8 për qind krahasuar me një vit më parë.

Shitjet nga janari në nëntor thyen rekordin dhe arritën në 1.07 milionë, që është rritje prej 60.8 për qind krahasuar me vitin paraprak, shkruan Daily Sabah.

Veçanërisht interesante janë të dhënat për interesimin e turqve për veturën vendase Togg.

“Dërgimet mujore të Togg në nëntor ishin 4.401. Në të njëjtën periudhë, dërgesat mujore të Teslas ishin 900. Duke parë shitjet më 2023, Togg ka dorëzuar 13.572 automjete deri më tani, ndërsa Tesla ka shitur 11.600 modele”, sipas të përditshmes turke./koha

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...