21/04/2024

Rrustemi: Grupet terroriste për sulmin në Banjskë duhet të ekstradohen në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se grupet terroriste për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë duhet të ekstradohen në Kosovë.

Rrustemi tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist, si dhe të sanksionohet nga bashkësia ndërkombëtare.

“Ngjarja e 24 shtatorit ka dy dimensione. Dimensionin e brendshëm që është akt terrorist të një grupi terrorist, të cilët kanë ndërmarrë veprim terrorist që mbajnë përgjegjësi penale dhe duhet të ekstradohen për gjykim të drejt nga gjykatat e Kosovës. Dimensioni i dytë është përgjegjësia në bazë të së drejtës ndërkombëtare të shtetit serb për cenimin e integritetit territorial të Kosovës. Ata janë armatosur, janë furnizuar, përgatitur, pajisur, stërvitur nga Serbia, nga autoritetet serbe. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dhe duhet të sanksionohet nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Rrustemi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas tij, pas sulmit terrorist për Kosovën shndërrohet në prioritet të rëndësishëm aspekti i sigurisë kombëtare.

“Pas ngjarjes së 24 shtatorit për Kosovën shndërrohet në prioritet të rëndësishëm aspekti i sigurisë kombëtare. Kjo nënkupton në njërën anë fuqizim të mekanizmave të sigurisë së brendshme, të forcave tona, të policisë e të FSK-së. Në kuptimin buxhetor të kapaciteteve të përgatitjes e të stërvitjeve”, shtoi ai.

Sulmi terrorist në Banjskë ndodhi më 24 shtator, ku grupe të armatosura serbe sulmuan Policinë e Kosovë që për pasojë mbet i vdekur rreshteri, Afrim Bunjaku./teve1.info/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...