Rusia ka refuzuar apelet për një çmilitarizim të plotë të zonës rreth centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.
Ky veprim do ta bënte fabrikën më të prekshme, tha një zyrtar rus.
Ivan Nechayev, zëvendësdrejtor i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Jashtme ruse, hodhi poshtë thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare.
“Zbatimi i tyre do ta bëjë fabrikën edhe më të cenueshme”, tha para gazetarëve Nechayev.
Thirrjet vijnë mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në lokacionin – centrali bërthamor më i madh në Evropë – pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për granatimet e zonës, raporton bbc.