20/06/2024

Rusia sulmon zonën kufitare midis Ukrainës dhe territorit të NATO-s

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Forcat ruse në muajt e fundit kanë shënjestruar një numër zonash kufitare midis Ukrainës dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Rajonet perëndimore pranë Polonisë janë goditur në mënyrë të përsëritur nga sulmet ajrore, ndërsa Bullgaria shkatërroi një pajisje të lidhur me një dron që u ul në territorin e saj këtë muaj.

Lidhur me këtë të fundit, nga atje thanë se besonin se ishte “e lidhur me luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës”.

Dhe incidenti i fundit i tillë ka parë një sulm me dron që ka shkaktuar mbylljen e pikës kufitare Orlivka-Isaccea që lidh vendin me Rumaninë

Zëdhënësja ushtarake ukrainase Natalia Humeniuk tha se dronët goditën vetëm anën ukrainase të kufirit, por raportet tregojnë se lanë dhjetëra kamionë të dëmtuar.

Ndërkohë Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor të Odesas, i cili përfshin portet e lumit Danub të Izmail dhe Reni, tha se një ndërtesë e pikës kufitare, objektet e magazinimit dhe më shumë se 30 kamionë dhe makina u dëmtuan dhe se dy persona ishin lënduar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...