17/06/2024

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, Stano: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar sot lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit kundër Policisë së Kosovës.

Stano në një deklaratë për media tha se duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Hetimet janë duke vazhduar dhe ato nuk janë kryer akoma. Ato janë krejtësisht në duart e Policisë së Kosovës dhe me kërkesë të tyre ato asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i. Sa më shumë të zgjasin hetimet, nuk është mirë.

Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Për sa i përket përgjegjësisë, mosndëshkueshmërisë, qëndrimi i BE-së është i qartë. Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë Stano, raporton Telegrafi.

Ai tha më tej se EULEX-i është në terren si reaguesi i dytë dhe është i angazhuar me kërkesë të Policisë së Kosovës, ashtu siç është i mandatuar.

“Bashkëpunimi deri më tash ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është shumë i mirë. Komandanti i EULEX-it është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe informon për të gjitha hollësitë në terren.

E kemi thënë disa herë dhe po e përsëris, tani për tani është shumë e rëndësishme që të jenë të gjithë faktet, të jetë plotësisht e qartë dhe plotësisht e hetuar se çka ndodhi, si ndodhi, kush po merrte pjesë, kush po e organizonte dhe të gjithë ata përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist, duhet të vihen para përgjegjësisë dhe ballafaqohen me drejtësinë. Kjo është e padiskutueshme dhe ky është qëndrim i prerë i BE-së.

Komunikimi  ynë me partnerët bëhet në kanalet e përshtatshme dhe jo nëpërmjet mediave e publikut. Pra, ne jemi në kontakt, po bëjmë aq sa mundemi brenda kompetencave dhe mandatit, por përfundimisht ajo çka është më se e rëndësishme në këtë fazë, në raport me sulmin terrorist, nga e diela është që të ketë qartësi të plotë, të ketë një hetim të mirëfilltë për të parë se kush mban përgjegjësi”, tha ndër të tjera Stano.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...