18/07/2024

Rutte zyrtarizohet në krye të NATO-s, reagon Kremlini

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kremlini ka reaguar këtë të mërkurë pas zyrtarizimit të emërimit të Mark Rutte-s si shefi i ri i NATO-s.

Sipas Dimitry Peskov, zëdhënësit të Presidentit rus, Vladimir Putin, emërimi i holandezit ka pak gjasa të ndryshojë qëndrimin e aleancës kundrejt Rusisë.

“Kjo zgjedhje zor se mund të ndryshojë gjë në linjën e përgjithshme të NATO-s, aleancës euroatlantike, ku vendet e veçanta nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara, por edhe së bashku si aleancë e Atlantikut Verior, po punojnë për ta shtypur strategjikisht Federatën Ruse”, tha Peskov në një konferencë për mediat.

“Për momentin është një aleancë armike me ne”.

Emërimi i Rutte-s u bë në mënyrë formale pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar dorëheqjen nga gara, pasi kishte dështuar të siguronte mbështetje.

“Këshilli i Atlantikut Verior vendosi ta emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun”, tha NATO-ja në një deklaratë.

Rutte do ta marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të aleancës ushtarake nga 1 tetori 2024, kur i mbaron mandati shefit të tanishëm Jens Stoltenbergut.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...