10/10/2024

MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ia ka refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zyrtari i kabinetit të MPJD-së, Leutrim Sahiti.

Sipas tij, Petkoviqit i është refuzuar vizita në Kosovë për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Sahiti.

Ndërsa, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të mërkurën se drejtorit të saj, Petar Petkoviq, i është ndaluar vizita në Kosovë për “të qenë pranë serbëve për Vidovdan”.

Ndryshe herën e fundit që Petkoviqit iu refuzua kërkesa për të hyrë në Kosovë ishte para dy muajve me qëllim që të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve në manastirin e Graçanicës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...