Muajin e ardhshëm mbahet samiti i parë i paqes për Ukrainën në Burgenstock të Zvicrës.
Ky samit do të organizohet në përpjekje për të bashkuar liderët botërorë dhe për të gjetur mënyra me anë të së cilave mund të arrihet paqja afatgjatë në Ukrainë.
“Unë jam i sigurt se çdo komb paqedashës është i interesuar të marrë pjesë në samit, sepse rëndësia e tij shtrihet përtej Ukrainës”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Ka të bëjë me respektin për ligjin ndërkombëtar dhe bashkëjetesën në paqe”, shtoi Zelensky.
A do të jetë Rusia pjesë e samitit?
Në këtë fazë, Rusia nuk është e ftuar në samit, ka konfirmuar qeveria zviceriane.
“Një proces paqeje pa Rusinë nuk është i mundur”, tha qeveria në një deklaratë duke theksuar se shteti rus duhet të jetë pjesë e procesit.
Por, edhe vetë Rusia tha se nuk do të marrë pjesë në ngjarje.
Duke iu referuar samitit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se çdo bisedë për përfundimin e konfliktit në Ukrainë pa pjesëmarrjen ruse, është i kotë.
Ndryshe, samiti do të mbahet më 15-16 qershor. /Telegrafi/