22/06/2024

Samiti i Procesit të Berlinit në Tirana dhe vizita e Macronit, Rama takim me Presidentin Begaj

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Presidentin Bajram Begaj.
Lajmi është konfirmuar nga vetë shefi i qeverisë i cili ka shpërndarë në rrjete sociale një foto në krah të presidentit, ku zbulon dhe temat e diskutuara.

Rama bën me dije se në qendër të diskutimit ka qenë mbajtja e takimit të Procesit të Berlinit në Tiranë më 16 tetor, si dhe vizita në Shqipëri e Presidentit të Francës Emanuel Macron.
“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, shkruan Rama në Facebook.
Kujtojmë se presidenti francez, Macron, do të vijë në Tiranë më 16 tetor për të marrë pjesë në takimin e Procesit të Berlinit dhe më 17 tetor do të zhvillojë vizitën bilaterale. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...