17/07/2024

Sanksionet ndaj Rusisë, Gjermania e paralajmëron Serbinë për pasoja

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjermania e ka paralajmëruar për pasoja Serbinë nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.

Sipas gazetës gjermane Die Welt presioni gjerman ndaj Serbisë për këtë temë është duke u rritu.

“Domosdoshmëria e vendimit po rritet në funksion të zhvillimit gjeopolitik”, i ka thënë një përfaqësues i Qeverisë gazetës gjermane në mënyrë anonime.

Siç thuhet më tej, në Berlin ishin “të habitur dhe të zhgënjyer” kur Serbia nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, sepse, siç thonë ata, kjo nuk e mbështet pritjen se Beogradi do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Tutje, është thënë se nëse Serbia do të marrë një drejtim tjetër atëherë do të përballet me pasoja.

“Nëse ai vendos të marrë një rrugë tjetër, do të ketë pasoja”, shtoi burimi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...