16/04/2024

Sarrazin: Rruga e Kurtit në dialog mund të çojë tek mbështetja për veten, e jo te afrimi me BE-në

të fundit...

- Advertisement -spot_img

I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur për problemet me të cilat përballen vendet  e rajonit, me theks të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për ABC, Sarrazin kërkoi më shumë vullnet politik dhe që palët të marrin veprime konkrete, pasi sipas tij, nuk është detyra e Bashkimit Evropian që të jetë arbitër.

Ai më tej foli edhe për raportet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me aleatët ndërkombëtarë, për çka tha se nuk është në interesin e palës kosovare që të humb mundësitë drejt BE-së.

Në anën tjetër, Sarrazin kërkoi që Serbia të shkojë në rrugën drejt BE-së dhe që Beogradi zyrtar të vendos sanksione ndaj Rusisë.

Rruga në të cilën po ecën qeveria e zotit Kurti në dialog, në planin afatgjatë, kam frikë se kjo mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian. Kam frikë se kjo mund të çojë më shumë në një drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë diplomati gjerman.

Sarrazin gjithasthu foli edhe për Samitet e mbajtura në Tiranë, ku bëri thirrje që të mos përdoret e kaluara për të rritur ndjenjat nacionaliste, por vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku për të shkuar drejt BE-së.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...