Në orën 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u hap seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.
Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, avokat, Jalldiz Kastrati dhe avokate Rabije Cenalia.
Në orën 11.00, ndërpritet seanca. Gjykata u la kohë mbrojtësve për t’u njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar ditën e sotme, në orën 15.00.
Dy avokateve u është lënë kohë 4 orë e 30 minuta dhe do të kthehen në seancë pasi të kenë studiuar fashikujt. Nuk dihet nëse avokatet kryesisht falas nga shteti do të kthehen në seancë apo do të ketë lëvizje surprizë nga avokatët e Berishës.