Senati i SHBA-së, pas diskutimeve të gjata, miratoi një pako totale mbështetëse prej 95,3 miliardë dollarësh, që përfshin ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Pakoja u miratua pas muajsh debati brenda Partisë Republikane për rolin e SHBA-së jashtë vendit.
Para votimit, një grup senatorësh republikanë kundërshtuan dhënien e ndihmës prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe theksuan se SHBA-ja duhet të merret me problemet e veta në vend që të dërgojnë para jashtë.
Në votim 70 senatorë votuan pro, kurse 29 kundër pakos.
Pothuajse të gjithë senatorët demokratë dhe 22 senatorë republikanë votuan “po” për pakon e ndihmës.
Ata që votuan “po” pohuan se braktisja e Ukrainës do të “inkurajonte presidentin rus Vladimir Putin” dhe do të kërcënonte sigurinë kombëtare në mbarë botën.
Paketa e ndihmës përfshin 60 miliardë dollarë për Ukrainën “për të mbështetur luftën e saj kundër Rusisë”, 14 miliardë dollarë për Izraelin “për të ofruar ndihmë sigurie” dhe 8 miliardë dollarë për të mbështetur Tajvanin dhe aleatët e tjerë të SHBA-së në rajonin e Indo-Paqësorit.
Pakoja e miratuar nga Senati do t’i paraqitet Dhomës së Përfaqësuesve për miratim.
Pakoja duhet të miratohet nga dhoma, dhe pastaj të nënshkruhet nga presidenti Joe Biden.