14/04/2024

Senatori amerikan i bën thirrje SHBA-së të ndalë ndihmën ushtarake për Izraelin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Senatori amerikan, Bernie Sanders, i bëri thirrje SHBA-së të ndalë mbështetjen e re ushtarake të planifikuar prej 10 miliardë dollarësh për Izraelin, me arsyetimin se ajo “financon luftën e pa moralshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu”, transmeton Anadolu.

Senatori amerikan për rajonin Vermont, Sanders, duke bërë një deklaratë me shkrim ka vazhduar kritikat e tij ndaj politikave të administratave Biden dhe Netanyahu për Gazën.

Sanders dënoi edhe njëherë sulmet e Hamasit më 7 tetor dhe u shpreh se “Përballë kësaj ne duhet të pranojmë gjithashtu se përgjigja e ushtrisë izraelite ndaj kësaj është goxha disproporcionale, e pamoralshme dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Duke kundërshtuar paketën shtesë të ndihmës ushtarake prej 10 miliardë dollarësh për Izraelin të cilën SHBA-ja e solli në rendin e ditës së bashku me krizën në Gaza, Sanders komentoi se “Tashmë mjaft! Kongresi duhet të refuzojë sigurimin e këtij fondi. Fondi që SHBA-ja do të sigurojë do të thotë mbështetje të pakushtëzuar ushtarake që qeveria Netanyahu të vazhdojë luftën e pamëshirshme kundrejt popullit të Palestinës”.

Sanders edhe më parë ka bërë thirrje që SHBA-ja të ndërpresë ndihmat e saj ushtarake ndaj Izraelit dhe për armëpushim në Gaza, ndërsa ka përgatitur edhe një projektligj për votim në këtë drejtim në Senat, por që projektligji nuk kaloi në rend dite.\mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...