22/09/2023

Senatori amerikan te Kurti: Mbështetja në vitin 1999 ka qenë nga veprimet më të çmueshme të SHBA-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka pritur senatorin amerikan, Jack Reed, të shoqëruar nga Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka falënderuar senatorin për mbështetjen e pandërprerë të SHBA-së ndaj Kosovës në çdo fazë të çlirimit, pavarësimit dhe zhvillimit.

Kurti ka vënë theksin te rritja e buxhetit në fushën e mbrojtjes, ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë, dhe bashkëpunimin e afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në realizimin e misioneve jashtë vendit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurse, Reed tha se mbështetja ndaj Kosovës në vitin 1999 ka qenë një nga veprimet më të çmueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që vlerësoi progresin që ka arritur Kosova, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...