23/10/2024

Serbët ankohen për mospranim të kërkesave të tyre

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në të katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, përfaqësuesit e qytetarëve mëngjesin e sotëm kanë tentuar të paraqesin kërkesë për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, siç parashihet në udhëzimin administrativ, por ata janë penguar ta bëjë këtë në të katër komunat.

Sipas mediumit në gjuhën serbe ‘kosovo-online’, qytetarët u përpoqën që kërkesat t’ua dorëzojnë kryetarëve të kuvendeve komunale, sepse këtë e parasheh edhe udhëzimi administrativ i përgatitur nga Qeveria e Kosovës këtë verë, por të gjitha komunat refuzuan ta pranojnë kërkesën.

Sipas informacioneve që ka Kosovo-online nga qytetarët në komunën e Zveçanit, qytetarët që kanë tentuar të paraqesin iniciativën për largim në vendbanimin Lipa janë legjitimuar nga policia.

“Sot si qytetarë erdhëm të paraqesim një iniciativë për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës të Veriut. Ne kemi dashur ta bëjmë ashtu siç kanë bërë edhe bashkëqytetarët tanë nga komuna e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Pas disa orësh të negociatave me autoritetet e Komunës së Mitrovicës të Veriut, nuk mundëm ta dorëzonim këtë iniciativë. Përmendëm ligjin për vetëqeverisje lokale, udhëzimin administrativ për standardet minimale, udhëzimin administrativ për transparencën e punës së Komunës dhe planin për pjesëmarrjen e qytetarëve që kjo komunë e ka miratuar para nja dy vitesh dhe se në bazë të të gjitha ligjeve dhe udhëzimeve ne si qytetarë kemi të drejtë të paraqesim iniciativë, iniciativa jonë u refuzua dhe nuk u pranua si e tillë”, tha Sanja Krtiniq.

Siç shton ajo, qytetarët kanë dashur të paraqesin iniciativë për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, sepse besojnë se ai është zgjedhur në mënyrë jolegjitime dhe të kundërligjshme. /Zëri/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...