04/10/2024

Shtyrja e afatit për regjistrim po jep rezultat

të fundit...

- Advertisement -spot_img

htyrja e sërishme e afatit për konvertimin e targave ilegale nga KM në RKS në katër komunat në veri të Kosovës ka dhënë rezultat.

Afër 300 qytetarë serbë kanë konvertuar automjetet e tyre në RKS prej 1 dhjetorit, raporton Gazeta10.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Veton Elshani, ka thënë për Gazeta10 se deri më sot janë 3 mijë e 230 vetura që janë kthyer në RKS.

Sipas tij vazhdon interesimi i qytetarëve serbëve në këtë pjesë të Kosovës për regjistrimin e veturave me targa vendore.

“Deri më tani 3 mijë e 230 vetura janë konvertuar në RKS”, ka thënë Elshani për Gazeta10.

Në fillim të muajit nëntor, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pati njoftuar se të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më 1 dhjetor 2023.

E pas interesimit të madh, MBP ka shtyrë deri me 15 dhjetor afatin për regjistrin e veturave në RKS.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...