22/10/2024

Serbia drejt Rusisë dhe jo BE-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gazetari serb, njëherit themelues i Partisë Demokratike Serbe Momçillo Gjuriq ka renditur të gjitha skandalet që po karakterizojnë zgjedhjet që do të mbahen me 17 dhjetor në Serbi.

Sipas tij “bota serbe” ndahet aktorët në disa kolona.

Kolona e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt do të ishin Vuçiq, Daçiq dhe satelitët e tyre, përfshirë ata që me lista speciale kanë për detyrë të largojnë një pjesë të votuesve nga rivalët e Vuçiqit.

Gazetari shkruan se pritshmëritë zgjedhore në media, veçanërisht ato të regjimit, janë aq të qarta, sa që përveç transmetimeve të rregullta të drejtpërdrejta të mitingjeve të Vuçiqit nëpër Serbi, zgjedhjet kryesisht heshtin. Në kolonat e tjera zgjedhore sipas këtij gazetari bëjnë pjesë partitë pro-ruse që iu bashkuan listave zgjedhore në Serbi gjatë këtyre zgjedhjeve.

Një pjesë  e “luftës” për fitore të zgjedhjeve sipas tij zë edhe çështja e Kosovës, nëse duhet njohur pavarësia e saj dhe të dënohet lufta e Rusisë që po e bën në Ukrainë.

“Rrallëherë dikush e përmend Bashkimin Evropian, përveçse në parim dhe në mënyrë deklarative, askush nuk flet më për hapjen e kapitujve dhe grupimeve të reja. Duket sikur hoqëm dorë nga ajo Evropë”, ka shkruar Gjuriq.

Ai la të kuptohet se Serbia tashmë është kthyer komplet kah Rusia. Madje sipas tij, “rusët” vendas mblodhën 10.000 nënshkrime tregon se ata janë më tepër kolona e katërt sesa kolona e gjashtë dhe se, shpirt mëkatar, janë krijuar nga shërbimet e Vuçiqit për t’u hequr votat superpatriotëve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...