11/07/2025

Shaban Murseli e ka takuar djalin e tij Naimin në burg, tregon çfarë i tha për vrasjen e Liridonës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, ka konfirmuar se e ka takuar djalin e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Takimi mes tyre, sipas Shaban Murselit, ka ndodhur gjatë ditës së premte.

Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë.

“Sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka pagu 30 mijë euro, as nuk ka ble armë e as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa, sot është arrestuar edhe personi i katërt lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, njëjti dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...