28/05/2024

Kurti: Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se Kosova mbetet palë konstruktive e aktive në procesin e dialogut, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke.

Gjatë qëndrimit në Berlin, në margjina të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), kryeministri Kurti u takua me sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi dhe kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.

Në takim me sekretaren Lasi u diskutua mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit brenda spektrit të majtë socialdemokrat dhe promovimit të vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë.

Kurti dhe Lasi thanë se vetëm të bashkuar mund t’iu bëhet ballë tentativave për devijime ekstreme të politikave, veçanërisht rrezikut që paraqet ekstremi i djathtë, në një kohë kur po afrohen proceset zgjedhore në shumë vende.

Ndërsa me kryetarin e SPD-së Klingbeil, kryeministri Kurti bisedoi rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e dialogut.

Kurti tha se rajoni përket brenda Bashkimit Evropian dhe se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e aspiratës së saj për anëtarësim në BE, ku dhe e ka bërë hapin e parë duke aplikuar për anëtarësim.

Në lidhje me dialogun, ai theksoi se Kosova vijon të mbetet konstruktive e aktive në proces, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke.

Gjatë ditës kryeministri Kurti ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz. Agjenda e kryeministrit Kurti në Berlin do të vijojë me takimet me mërgatën kosovare në Gjermani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...