15/07/2024

SHBA-ja kërkon të shtyhet për dy ditë dhënia e gjobave për targat ilegale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Disa orë para nisjes së gjobave për targat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, shtyrje të vendimit për 48 orë.

Në një deklaratë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thuhet se është kërkuar kjo kohë që të lejohet BE-ja dhe SHBA-ja për të angazhuar palët që të gjejnë zgjidhje.

“SHBA-ja është e shqetësuar që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje sot për zgjidhje të krizës aktuale në Kosovë”.

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë për 48 orë dhënien e gjobave për të lejuar BE-në dhe SHBA-në të angazhojnë më tepoër palët për gjetje të një zgjidhje”, thuhet në deklaratë.

Kurti pas takimit në Bruksel, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm dhe se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian “kanë hequr dorë” nga propozimi i tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndaj kësaj reagoi BE-ja.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë të hënën se është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se Bashkimi Evropian është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...